Gjilan: Burri rrah gruan për shkak të çajit, e tërheq ‘zhag’ nëpër tokë

Gjilan: Burri rrah gruan për shkak të çajit, e tërheq ‘zhag’ nëpër tokë

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje.

E motivet e dhunës që përjetojnë gratë në familjet kosovare janë nga më të ndryshmet, por në shumicën e rasteve janë të ulëta dhe mjaft banale.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua nga fshati Pogragjë e Gjilanit, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Sinjali mëson se sipas dëshmisë së saj, pas një konflikti verbal lidhur me përgatitjen e çajit, 46-vjeçari fillimisht e ka fyer me fjalë të rënda e më pas e ka tërhequr zvarrë nëpër tokë. E njëjta ka pohuar se përjeton vazhdimisht dhunë psikike e fizike nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, mirëpo nuk ka pranuar që të marrë tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles