Gjilan: Gjendet pa shenja jete një burrë në Branën e Livoqit

Gjilan: Gjendet pa shenja jete një burrë në Branën e Livoqit

Një person pa shenja jete është gjetur në Gjilan.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 15 qershor, rreth orës 12:45.

“Livoç i Epërm-Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Pas informatës se te penda e fshatit gjendet një trup i zhytur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pa jetë. Vdekjen e personit mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi i mjekëve”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi pa jetë është dërguar në IML për obduksion./

Related Articles