Policia e Kosovës përmes rapoprtit 24 orësh ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Uruqi”, në Gjilan, të mërkurën në 04:07.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë se tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Gazeta Enigma/