Zhduket një e mitur në Gjilan, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur, në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ndryshe, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:10.

Ankuesja femër  kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër  kosovare (e mitur), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles