Një rast i dhunimit dyshohet se ka ndodhur në Gjilan, rast për të cilin tashmë është arrestuar një person.
Sinjali mëson se i arrestuari është Endrit Hafizi, 24 vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur, 16 vjeçare.
Rasti është zbuluar nga familja e vajzës, e cila e ka raportuar rastin në Polici, dhe ka treguar se bija e tyrë ndodhej tek shtëpia e të dyshuarit në Gjilan.
Për rastin ka folur edhe Policia, e cila e ka konfirmuar arrestimin e 24 vjeçarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur”.
“Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Ferizajt.