Gjilan: Njësia e Reagimit të Shpejtë e kap në flagrancë 20-vjeçarin, i zë drogën në xhep

Një ka ndodhur dje te ‘Rruga e Gjilanit’ në Gjilan, ku Njësia e Reagimit të Shpejt ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te i dyshuari 20-vjeçar, pas kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Pas përfundimit të kontrollit policor, droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen, njofton Sinjali.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Related Articles