Policia ka njoftuar se në aksin rrugor Gjilan- Ferizaj është ndaluar një automjet dhe pas testit është konstatuar që shoferi ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Ai është gjobitur me 500 euro, tri pikë negative dhe masë mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 1 viti.
Njoftimi i plotë:
Drejtim i mjetit nën ndikim të alkoolit – Gjilan, 24 janar 2024
Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj kanë ndalur për kontroll një automjet me vozitës I.V. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar serb). Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.52 promilë.
Këtij kundërvajtësi i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një (1) viti.