Gjilanasi gjen pako eksplozivi në themelin e murit të oborrit derisa po punonte

Gjilanasi gjen pako eksplozivi në themelin e murit të oborrit derisa po punonte

Disa kapsolla eksplozivi janë gjetur pasditen e së shtunës në Llashticë të Gjilanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç bëhet e ditur nga autoritetet, këtë sasi e gjeti në themelin e murit të oborrit të tij një kosovar derisa ishte duke kryer disa punime në shtëpi.

”Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke i kryer disa punime në shtëpinë e tij, në themelin e murit të oborrit kishte gjetur një pako metalike në të cilën gjendeshin disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK për deminim dhe KFOR të cilët kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv të cilat dyshohet se i përkasin periudhës se vjetër kohore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles