Gjilanasi ia merr ish-gruas veturën që i kishte bërë dhuratë

Gjilanasi ia merr ish-gruas veturën që i kishte bërë dhuratë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komunën e Gjilanit, raporton Gazeta Enigma.

Sipas policisë, një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ish-bashkëshorti i saj, i ka marrë veturën që i kishte bërë dhuratë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish bashkëshorti i saj) i ka marr veturën të cilën kohë më parë i kishte dhanë dhuratë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles