Gjilanasit i kontrollohet shtëpia për armë, por Policia i gjen drogë e granata

Gjilanasit i kontrollohet shtëpia për armë, por Policia i gjen drogë e granata

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjilan pasi gjatë kontrollimit të veturës së tyre u gjetën armë dhe fishekë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, njësiti ka kontrolluar shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku ka gjetur drogë, armë dhe granatë dore.

Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan, 02.12.2021 – 19:45. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar pasi në veturën e tyre gjatë kontrollit është gjetur një armë me dy fishekë. Është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit të tretë dhe aty janë gjetur një sasi me substance narkotike, një revole me gas ,dy radiolidhje dhe një granatë dore, granata është tërhequr nga njësiti i FSK-së. Të dyshuarit pas intervistimit,  me aktvendim  të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë./Gazeta Enigma/

Related Articles