Gjilani – Ballkani, formacionet zyrtare

Gjilani – Ballkani, formacionet zyrtare

Gjilani do të jetë nikoqir i Ballkanit me fillim nga ora 16:30 në sfidën që do të mbyllë xhiron e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Kampionati kosovar filloi të dielën me një maratonë ndeshjes, ku u zhvilluan katër sfida dhe pati rezultate befasuese. 

Tek dueli i ditës së sotme (e hënë), pritet një luftë e ashpër mes dy skuadrave në kërkim të tri pikëve të para të sezonit. 

Gjilani që ka përforcuar ekipin e saj me disa prurje të reja, do të synojë tri pikët para tifozëve vendas, ndërsa Ballkani po ashtu do të ketë për objektiv vetëm fitoren, për të lënë pas krahëve zhgënjimin nga garat evropiane. 

Të dy trajnerët Ardian Nuhiu dhe Orges Shehi kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion. 

Formacionet zyrtare: 

Gjilani: Laroshi, Thaqi, Krivanjeva, Adili, Ibrahimi, Boshnjaku, Bilalli, Rrahmani, Prapashtica, Basa, Aganspahic. 

Ballkani: Iljazi, Smajli, Jashanica, Batarelo, Letaj, Deliu, Giovanni, Diene, Tolaj, Kryeziu, Serebe. 

Related Articles