Gjilani pret Llapin në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Vendasit kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë me rezultat 1-2 dhe kërkojnë kalimin në finale pas 20 viteve.
Gjilani synon që mos të mposhtet në këtë duel pasi do t’i mjaftonte edhe barazimi për të kaluar tutje.
Në anën tjetër llapjanët pas humbjes në Podujevë kërkojnë të bëjnë përmbysjen e madhe për të shkuar për herë të tretë radhazi në finale.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Islami, Halili, Sinani, Hoxha, Ismaili, Ramadani, Kelmendi, Zabergja, Zeka, Bilalli
Llapi: Avdyli, Milic, Krasniqi, Neto, Fernando, Shabani, Limani, Rivera, Selimi, Fazliu, Alidema.