Superliga e futbollit do të rikthehet sot me tri ndeshje të xhiros së 32-të.
Gjilani – Dukagjini është përballja kryesore e ditë sot.
Gjilanasit i kanë gjashtë pikë më shumë se klinasit dhe një fitore eventuale e tyre do të qartësonte shumëçka rreth pozitës së tretë, të cilën e mbajnë “Skifterat” momentalisht.
E klinasit kanë ende ambicie për të shkuar në Evropë andaj këtë lojë e kanë si një finale dhe për t’u fituar, shkruan “Gazeta Express”.
Kurse, Gjilani nuk guxon të gabojë në shtëpi nëse dëshiron ta ruajë distancën me ndjekësit që e lakmojnë pozitën e tij.
Në dy duelet tjera të sotme do të ketë përballje direkte mes klubeve që rrezikojnë të bien nga liga elitare, Ferizaj – Drenica dhe Malisheva – Trepça ‘89.
Të tria ndeshjet e sotme të ligës elitare do të fillojnë në orën 15:00.
Kurse, nesër na presin dy ndeshje derbi, Ballkani – Prishtina dhe Llapi – Drita.