14-vjeçari në Beograd vret të paktën tetë persona në shkollë dhe plagos disa të tjerë

14-vjeçari në Beograd vret të paktën tetë persona në shkollë dhe plagos disa të tjerë

Të paktën tetë persona kanë mbetur të vrarë në shkollën ‘Vladislav Ribnikar’ në Beograd, si pasojë e të shtënave që u shkrepën nga një nxënës 14-vjeçar.

Siç raporton nova.rs, në mesin e viktimave ka edhe fëmijë dhe një rojë ka humbur jetën, ndërsa lëndime serioze ka marrë edhe një mësimdhënës i historisë.

Ka edhe të tjerë të lënduar. Po ashtu raportohet për pesë nxënës të plagosur.

Disa media kanë raportuar se numri i të vrarëve është edhe më i lartë.

Është raportuar se 14-vjeçari kishte marrë armën e babait të vet për të kryer veprat. Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Në hyrje është ndaluar një roje sigurie me të cilin ka debatuar dhe ka nisur ta sulmojë atë.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur në klasë, kur djali ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë.

Disa media kanë deklaruar gjithashtu se mes fëmijëve ka edhe të vdekur, por ky informacion nuk është konfirmuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ambulancës dhe një numër i madh policësh.

I mituri është arrestuar.

image 10

Related Articles