Gjilani e zhvillon sot ndeshjen kthyese ndaj Liepejas në Letoni.
Skuadra e Zekirija Ramadanit ka udhëtuar drejt Letonisë për të administruar avantazhin e ndeshjes së parë e të kalojë në fazën tjetër, ku e pret një emër i madh si Young Boys.
Albert Dabiqaj i dha fitoren Gjilanit në ndeshjen e parë, por që asgjë nuk ka përfunduar, sepse avantazhi është minimal.
Një barazim do t’i mjaftonte skuadrës tonë për të kaluar tutje, me ndeshjen që zhvillohet në ora 16:00.