Ka përfunduar pjesa e parë mes Gjilanit dhe Llapit me rezultat 0-1.
Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 26-të me mesfushorin Albert Dabiqaj, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Llapin e kaloi në epërsi Francisco Rivera në minutën e 36-të pas asistimit nga Valmir Veliu.
Gjilani – Llapi është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll./GazetaEnigma/