Gjilani mban Akademi përkujtimore për Ibrahim Rugovën, kryetari Hyseni e lartëson figurën e tij

Gjilani mban Akademi përkujtimore për Ibrahim Rugovën, kryetari Hyseni e lartëson figurën e tij

Në kuadër të aktiviteteve të “Flakës së Janarit”, Komuna e Gjilanit ka mbajtur të premten Akademi Përkujtimore për ish-presidentin Ibrahim Rugova, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast kryetari i komunës, Alban Hyseni e ka vlerësuar lartë figurën e Rugovës, teksa tha se ai ishte presidenti i parë i zgjedhur me votë popullore.



“Sot në këtë akademi përkujtimore rikthejmë mendjet dhe kujtimet tona tek presidenti i parë i zgjedhur me votën popullore, më 24 maj 1992, ndërsa një dekadë më pas, më 4 mars 2002, tani në Kuvendin e Kosovës, Dr Ibrahim Rugova rizgjidhet president i  vendit si president i parë i Republikës. Në këtë ditë dhe datë të rëndësishme, si shoqëri vlerësojmë lartë përpjekjen këmbëngulëse e institucionale si dhe angazhimin politik për liri e pavarësi të secilit prej nesh dhe në këtë rast e me këtë akademi përkujtimore, veçanërisht të Presidentit Rugova”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri u shpreh se po shënohet një përvjetor të ndarjes nga jeta të presidentit të parë të Republikës.

Haziri tha se këto dy përvjetorë bëjnë që edhe kjo Akademi e Flakës, nën përkujdesjen e kryetarit Hyseni, të mbahet për të nderuar jo vetëm presidentin e parë të republikës, por edhe intelektualin, njeriun e librave, të letrave shqipe, njeriun  i cili fund viteve të 80-ta, ende pa qenë kryetar i LDK-së, u bë udhëheqës shpirtëror i të rinjve, i studentëve dhe i popullit të vet.

Njoftimi i plotë:

Related Articles