Gjilani mbi 10 orë pa rrymë

Gjilani mbi 10 orë pa rrymë

Energjia elektrike në pjesën më të madhe të qytetit të Gjilanit pritej të rikthehet në orët e vona të mbrëmjes, por kjo pjesë ka mbetur qe mbi 10 orë pa rrymë, raporton Enigma.

Punëtorët e KEDS-it po punojnë në sanimin e dëmeve , pas djegies së kabllove që furnizojnë shumicën e qytetit dhe disa fshatra, shkaku i mbingarkesave.

Sipas burimeve të Enigmës, furnizimi me energji elektrike nuk do të ndodh deri ditën e shtunë në këto pjesë.

Lagjja Dardania me rrethinë janë zonat më të prekura nga reduktimet, teksa ankesat nga qytetarët janë të mëdha.

Related Articles