Skuadra e Drenicës ka pësuar edhe humbjen e tretë në po aq ndeshje të luajtura në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll. Pas disfatave nga Llapi e Ballkani, skuadra e Drenicës të mërkurën u mposht edhe nga Gjilani.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Gjilani triumfoi me rezultatin e ngushtë 2:1.
Shend Kelmendi (1’) dhe Elton Cale (81’) shënuan për fitoren e parë të Gjilanit në pranverë.
Ndërkohë, golin e vetëm për Drenicën, e realizoi Besfort Berisha në fund të pjesës së parë.
Me këtë humbje, Drenica mbetet e parafundit në tabelë me 20 pikë të mbledhura, ndërsa Gjilani forcohet në pozitën e tretë me 32 pikë.