Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1-2 ndaj Llapit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ndeshja nisi më mirë për Gjilanin që kaluan në epërsi me Granit Jasharin në minutën e 7-të.
Mysafirët nuk u ndalën duke shënuar për 0-2 me mbrojtësin e krahut Përparim Islamin në minutën e 17-të.
Golin e vetëm për Llapin e shënoi Trimnor Selimi në minutë ne 37-të.
Ndeshja e kthimit luhet më 19 prill në Gjilan./GAZETA ENIGMA/