Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Ferizajt, me rezultat 2-1 në favor të ekipit mysafir.
Ferizaj i shënoi të dy golat në pjesën e parë, ku shënuan Edon Sadriu dhe Abdeen Abdul, ndërkohë që Gjilani arriti ta ngushtojë epërsinë në 2-1 në pjesën e dytë me golin e Senad Jarovic, por nuk mundi ta shënoj edhe një gol tjetër për ta marrë të paktën një pikë.
Problemet për vendasit u shtuan me dy kartonë të kuq, fillimisht Jamal Arago u ndëshkua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 85-të, ndërsa në fund të ndeshjes Besir Ramadani u largua nga fusha me karton të kuq direkt.
Ferizaj tani ndodhet në vendin e shtatë në tabelë të Superligës me 10 pikë, ndërsa Gjilani është një vend mbrapa me nëntë pikë. /Gazeta Enigma