Gjilani ka marr një barazim me vlera ndaj Progres Niedercorn me rezultat 2-2 në rrethin e parë eliminator të Ligës së Konferencës.
Më të filluar takimi vendasit morën epërsinë, duke shënuar në minutën e 11-të.
Ishte Mayron de Almeida që gjeti rrjetën për 1-0.
Gjilani kishte katër goditje drejt portës, prej tyre një në kuadrat.
Në këtë pjesë lojë Gjilani mori edhe tre kartonë të verdhë, ku u ndëshkuan Atdhe Rashiti, Oltion Bilalli dhe Arbnor Ramadani.
Në pjesën e dytë Gjilani ishte më i mirë, duke fituar që në start, të cilin në gol e ktheu Arbnor Ramadani për 1-1.
Por vendasit kthyen epërsinë në 2-1 në minutën e 62-të me Omar Natamin.
Pas katër minutash, Baton Zabërgja fitoi penallti, të cilin sërish në gol e kheu Ramadani për 2-2.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Gjilani mori një barazim të rëndësishëm para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”.