Gjilani pa Keita Razak dhe Blerim Krasniqin për sfidën ndaj Ferizajt

Gjilani pa Keita Razak dhe Blerim Krasniqin për sfidën ndaj Ferizajt

Keita Razak dhe Blerim Krasniqi janë dy futbollistët e radhës të cilët largohen nga dera e pasme e Sport Club “Gjilanit”.

Dy sulmuesit e parë të ‘kuqebardhëve’ tashmë kanë zgjedhur destinacione të ndryshme për ta vazhduar karrierën e tyre futbollistike.

Razak, i cili vjen nga Bregu i Fildishtë, karrierën pritet ta vazhdojë te skuadra e njohur algjeriane Es Setif, ndërkohë që Krasniqi do të transferohet në kampionatin rumun te ekipi Mioveni, mëson ekskluzivisht Gazeta “Enigma”.

Për të dy këto ‘operacioni’ klubi i Gjilanit pritet të mbush arkat, ndërkohë që shumën të cilën do ta inkasojë nuk është bërë ende e ditur. Kujtojmë që Gjilani këtë të shtunë (13 Gusht) hap siparin për edicionin 2022/23 në kampionatin elitar të futbollit kosovar me ndeshjen ndaj FC Ferizajt. /GazetaEnigma/

Related Articles