Sport Club “Gjilani” ndodhet prej ditësh në qytetin turistik të Strugës në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast po zhvillon fazën e dytë përgatitore para fillimit të edicionit të ri futbollistik 2021/22, raporton Gazetaenigma.com.
Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi do të ketë katër kundërshtarë tejet të vështirë për t’i matur forcat.
Përmes faqes zyrtare të klubit në rrjetet sociale, ‘kuqebardhët’ kanë njoftuar qëdo të luajnë përballë skuadrës së Veleshtës më 23 Korrik, ndaj asaj të Strugës më 25 Korrik, ndaj Rabotniçkit më 27 Korrik dhe ndaj ish kampionit të Shqipërisë, Skënderbeut më 28 Korrik.
Gjilani do të qëndrojë për 10 ditë në Strugë, teksa do të rikthehet më pas në Kosovë për të mbyllur fazën përgatitore.
Në edicionin e ri futbollistik, i cili fillon më 20 gusht, Gjilani do të takohet me Drenicën në udhëtim në ndeshjen hapëse.
/Gazeta Enigma/