Gjinovci: E dëmshme nëse VV-ja fiton 50 për qind me këtë qeverisje

Gjinovci: E dëmshme nëse VV-ja fiton 50 për qind me këtë qeverisje

Rron Gjinovci, panelist në emisionin “Konfront” të KTV-së, ka thënë se do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën nëse Vetëvendosje fiton në zgjedhjet e ardhshme me 50 për qind të votave.

Sipas tij, opozita duhet të jetë e bashkuar dhe duhet të mos “presë gabimet e Kurtit”.

“Unë mendoj se tash është vonë. S’mund të ndodhë ndonjë mrekulli që ta ndryshojë këtë rezultatin që do të jetë prapë te 50 për qind. Mendoj se është e dëmshme për Kosovën. Është shumë e dëmshme ta fitojë edhe një mandat me 50 për qind me këtë performancë të qeverisjes. Është shumë e dëmshme”, ka thënë ai.

Sipas Gjinovcit, megjithatë në publik ekziston perceptimi që kryeministri Albin Kurti “është njeriu më i mirë i mundshëm për dialogun me Serbinë”.

Related Articles