Molliqaj: Abdixhiku e Krasniqi u zgjodhën kryetarë me kriteret e votuesve të VV-së

Molliqaj: Abdixhiku e Krasniqi u zgjodhën kryetarë me kriteret e votuesve të VV-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë zgjedhur kryetarë partish me kriteret e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, qasja e opozitës ndaj pushtetit të kryeministrit Albin Kurti është e gabuar, derisa ka theksuar se partitë opozitare duhet të jetë më të zëshme.

“Jam tronditur kur kam takuar liderë dhe më kanë thënë ‘Më shumë dëm bën një paraqitje e Kurti në televizion pbulik sesa 100 punë tona. Tha më shumë humb Kurti me autogola, sesa ne me gola’. I thashë që në kampionat mund të fitosh një ndeshje me autogola, por jo kampionatin”, ka thënë Molliqaj të enjten në Konfront të KTV-së.

Sipas tij, Abdixhiku e Krasniqi s’janë njerëz të Kurtit, por i janë nënshtruar “hegjemonisë së Kurtit”.

“Për mua Lumiri e Memli s’janë njerëz të Kurtit, e as s’duan t’i shërbejnë, besoj do të donin ta largonin nga pushteti, por më keq është kur i nënshtrohesh hegjemonisë. Ata janë zgjedhur kryetarë të partive nga kriteret që i ka vendosur elektorati i VV-së”, është shprehur ai.

Related Articles