Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në faqen e “Facebook”, ka bërë krahasimin e çmimeve të vitit 2021 me ato aktuale, raporton Gazeta Enigma.
Nga kjo parti kanë konstatuar se gjithçka është më shtrenjtë me Qeverinë Kurti.
Në postimin e LDK-së, thuhet se çmimi i bukës së bardhë ka qenë 35 cent në vitin 2021, derisa tani është 52 cent.
LDK-ja ka krahasuar edhe çmimin e qumështit, orizimit, sheqerit, miellit të grurit dhe druve të zjarrit. / Gazeta Enigma.