Gjithçka që ndodhi gjatë orëve të fundit në Ukrainë

Gjithçka që ndodhi gjatë orëve të fundit në Ukrainë

Lufta në Ukrainë po vazhdon, teksa sulmet ruse nuk kanë të ndalur.

Zhvillimet kyçe të orëve të fundit janë këto:

Në qytetin e rrethuar ukrainas, Mariupol, autobusët kanë larguar rreth 300 refugjatë për në rajonin Rostov, në kufi me Rusinë, kanë raportuar mediat ruse. Të mërkurën, një raketë ruse ka goditur teatrin e këtij qyteti ku besohet se kanë qenë duke u strehuar mbi 1,000 persona, sipas zëvendëskryetarit të qytetit

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka shënjestruar qëllimshëm këtë teatër. Rusia ka hedhur poshtë këto deklarata

Në kryeqytetin ukrainas, Kiev, një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi një ndërtesë banimi është goditur nga mbetjet e një rakete të rrëzuar. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personave që mund të kenë mbetur nën rrënoja

Në Çernihiv janë vrarë 13 persona, të cilët kanë qenë duke pritur për të marrë bukë, si pasojë e bombardimeve ruse.

Në frontin diplomatk, marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë përshkallëzuar edhe më shumë. Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, një “kriminel lufte”.

Kremlini i ka konsideruar komentet e Bidenit si “retorikë të papranueshme dhe të pafalshme”. / Gazeta Enigma.

Related Articles