GJND-ja sot vendos a duhet ndalur ofensiva izraelite në Rafah

GJND-ja sot vendos a duhet ndalur ofensiva izraelite në Rafah

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do të vendosë sot rreth kërkesës së Afrikës së Jugut për të ndaluar ofensivën e Izraelit në qytetin Rafah dhe të tërhiqet nga Gaza.

Vendimet e kësaj gjykate e cila është organi më i lartë i OKB-së për mosmarrëveshjet midis shteteve, janë përfundimtare dhe detyruese megjithëse janë injoruar në të kaluarën.

Siç raporton Reuters, GJND-ja e cila njihet edhe si Gjykata Botërore, nuk ka kompetenca përmbarimore.

Izraeli vazhdimisht i ka kundërshtuar akuzat për gjenocid duke i cilësuar si të pabaza.

Shteti i cili po akuzohet për vrasjen e civilëve, ka thënë në gjykatë se operacionet në Gaza janë vetëmbrojtje, dhe sipas saj synojnë militantët e organizatës Hamas, të cilët sulmuan Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite, tha të enjten se “asnjë fuqi në tokë nuk mund ta ndalojë Izraelin të mbrojë qytetarët e saj dhe të ndjekë Hamasin në Gaza”.

Sipas zëdhënësit, ushtria izraelite po vepron “me kujdes dhe saktësi” në Rafah – vendi ku qindra mijëra palestinezë kanë kërkuar strehim nga bombardimet dhe operacionet izraelite të kryera nëpër vende tjera të enklavës palestineze.

GJNP-ja ndjek penalisht individë për krime të dyshuara lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, ndërsa GJND-ja është organi më i lartë i OKB-së për mosmarrëveshjet midis shteteve.

Related Articles