Gjobiten dy shoferë në Kamenicë, tejkaluan shpejtësinë e lejuar

Gjobiten dy shoferë në Kamenicë, tejkaluan shpejtësinë e lejuar

Policia ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë në Kamenicë, pasi ata kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Në rastin e parë, shoferi ka vozitur 99 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar ishte 40 km/h. Ai është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Ndërsa në rastin e dytë kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë 68 km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, njofton policia.

Related Articles