Gjobiten gratë që marshuan për gratë, më 8 Mars

Gjobiten gratë që marshuan për gratë, më 8 Mars

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” është gjobitur nga Policia e Kosovës në lidhje me aktivitetin e 8 Marsit.

Sipas aktivistëve, nuk i është dhënë arsyetim i detajuar, por vetëm se është për kundërvajtje.

Në marshin për ditën e gruas, aktivistët kishin gjuajtur ngjyrë në objektet e institucioneve të drejtësisë, e poashtu kanë lënë mesazhe për neglizhencën që i akuzuan se këto organe rendi i kanë ndaj rasteve të dhunës që shkaktoi vrasje të grave, njofton Klan Kosova.

Gjoba po vlerësohet si hakmarrje ndaj këtij aktiviteti dhe thirrjeve që u bënë, ku u përfshinë edhe policia, që u llogaritën përgjegjës për rastet e shumta të vrasjeve të grave.

Në polici nuk kanë kthyer përgjigje gjatë pasdites për arsyet e kësaj gjobe.

Related Articles