Gjobiten prerësit e drurëve dekorativë në Podujevë

Gjobiten prerësit e drurëve dekorativë në Podujevë

Ndotësit e mjedisit dhe prerësit e drurëve dekorativë janë dënuar me gjoba mandatore nga Inspektorati komunal i Podujevës.

Zyra për marrëdhënie me publikun dhe informim ka njoftuar se për shkak të hedhjes së mbeturinave në hapësira publike një person është dënuar me 90 euro, kurse tjetri për prerje të drurëve dekorativë ka marrë gjobë prej 100 eurove.

“Drejtoria e Inspeksionit gjatë këtyre ditëve ka shqiptuar gjoba mandatore në përputhje me UA 06/2018 për persona fizikë për hedhje të mbeturinave dhe prerje të drunjve dekorativë. Për personin fizik i cili ka hedhur mbeturina në hapësira publike është shqiptuar gjobë mandatore prej 90 euro, kurse për personin fizik i cili ka bërë prerje të drunjëve dekorativ (pishave) është shqiptuar gjobë mandatore prej 100 euro”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët komunalë kanë theksuar se personat që veprojnë në kundërshtim me udhëzimin administrativ në do të gjobiten siç parashihet në këtë dokument, që sipas tyre, Ministria e ka nxjerr me qëllim të parandalimit të ndotjes së mjedisit nga hedhja e mbeturinave në vende të pacaktuara dhe djegia e tyre.

Related Articles