Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Ferizajt

Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Ferizajt

Kompania e cila është kontraktuar për të bërë mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale në Ferizaj, është gjobitur nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

E gjithë kjo ka ndodhur pasi që Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj pas inspektimeve të rrugëve magjistrale të rajonit në këtë komunë, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve magjistrale ishin të pa pastruara nga bora nga kompania përgjegjëse për pastrimin e rrugëve.

Sipas njoftimit për media, “Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ndaj njërës kompani ka iniciuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Njoftohet se e njëjta kompani nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, edhe pse ishte paralajmëruar nga policia”.

Me këtë rast, “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës dhe të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles