Nga Spitali i Gjilanit deklarohen për gjendjen e 4 të lënduarve në Stanishor të Novobërdës

Katër të lënduarit e përfshirë në aksidentin që ndodhi të martën në Stanishor të Novobërdës, janë jashtë rrezikut për jetë, raporton Gazeta “Enigma”.

Kështu ka bërë të ditur, në një deklarim për Gazeta “Enigma”, u.d. i drejtorit në Spitalin e Gjilanit, Arsim Emini.

Emini ka thënë se aktualisht ndaj këtyre pacientëve janë duke u kryer ekzaminimet shëndetësore.

“Katër personat që kanë ardhur nga aksidenti në Stanishor janë duke u ekzaminuar nga ekipet mjeksore. Deri tani ata janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë shkurt ai.

Ndërkohë, në këtë aksident ka humbur jetën një 22 vjeçare.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se deri te vetaksidenti ka ardhur kur vetura ka qenë në lëvizje dhe i njejti ka qenë në veturë me katër anëtarë të familjes. Këta të fundit janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan.

“Ju njoftojmë se më datën 01.02.2022, rreth orës 13:24, kemi pranuar një informatë, se në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime të rënda trupore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëher kur vetura,  me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet rele”, kanë thënë nga Policia. / Gazeta Enigma.

Related Articles