Gjoshi ironizon me fotografinë ku Presidentja Osmani shihet prapa liderëve të tjerë

Gjoshi ironizon me fotografinë ku Presidentja Osmani shihet prapa liderëve të tjerë

Zëdhënësi i PDK-së, Betim Gjoshi, ka krahasuar renditjen e liderëve të shteteve të Ballkanit në samitin e Sllovenisë, me një nga takimet tjera të po këtij niveli, nga periudha kur ish-presidenti Thaçi merrte pjesë. Në fotografinë e presidentëve të Ballkanit nga takimi i sotëm, presidentja Vjosa Osmani shihet se është prapa, dhe shumë pak vërehet.

Gjoshi ka ironizuar me këtë fakt duke thënë se “sllovenët e kanë kuptuar se si Vjosa Osmani e ofendon vendin e vet sa herë t’i jepet mundësia, prandaj sot e paskan trajtuar njësoj si ajo Kosovën”. Po ashtu, ai, Gjoshi, ka publikuar edhe fotografinë ku Thaçi kishte marrë pjesë, në të cilën shihet sesi të gjithë liderët janë të renditur në një linjë proporcionale.

Related Articles