Gjuajtën me armë zjarri në ahengje familjare, tre persona shoqërohen në polici

Policia në Ferizaj ka njoftuar dje kanë pranuar informacione se ka pasur të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare.

Për këto raste, janë identifikuar tre të dyshuar.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa janë konfiskuar tri armë zjarri, pistoleta.

Rastet janë cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës “.

Komunikata e plotë:

Arnëmbajtje pa leje dhe përdorimi i arnëve në Ferizaj

Gjatë 24 orëve të fundit të datës 29.07.2023, në tri raste të ndara, në fshatin Greme, në fshatin Slivovë dhe në rrugën ” Kadri Zeka” të Ferizajt, kemi pranuar informacione se në ahengje familjare kishte të shtëna me armë të zjarrit.

Policët e rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë identifikuar tre të dyshuarit, të cilët kishin shtënë me armë zjarri.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa janë konfiskuar tri armë zjarri ( pistoleta).

Rastet janë cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës “

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, sepse përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje dhe gëzime familjare mund të shndërrohet në tragjedi, poashtu është e ndaluar me ligj.

Ndërsa ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat e përdorimit të armëve të zjarrit, të njoftojnë menjëherë policinë, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 &0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë dhe të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Related Articles