Gjuajten me armë zjarri, policia arreston dy persona në Prishtinë

Gjuajten me armë zjarri, policia arreston dy persona në Prishtinë

Njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë arrestuar dy persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri.

Zyrtarët policorë nga stacioni “Veriu” dhe Njësia për Reagim të Shpejtë e Kryeqytetit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku, si rezultat i veprimeve të shpejta operative, kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar.

Me këtë rast, u sekuestruan armët e përdorura në rast.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”” deklaron policia

Related Articles