Një person ka raportuar në polici se është dëmtuar një xham i banesës nga një predhë e armës.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:35 në sheshin Vicianum, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje të banesës në mungesë të pronarit.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës pronë e një zyrtari policor nga një predhë e armës. Dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit”, thuhet në raport.
Po ashtu sipas raportit bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri.
“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm. Rasti mbetet nën hetime”, bëhet e ditur në raportin e policisë.