Në mesditën e sotme ka patur krisma armësh në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Tri patrolla të policisë kanë arritur në vendngjarje.
Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që ka shkrepur armën dhe është në kërkim të tij.
“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personit të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë” ka thënë Policia e Kosovës.