Tufa e “tërbuar” e bletëve sulmon kortezhin e funeralit, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Tufa e “tërbuar” e bletëve sulmon kortezhin e funeralit, një i vdekur dhe 4 të plagosur

Një ceremoni mortore në Indi është mbyllur në mënyrë tragjike, pasi një tufë bletësh kanë vrarë një burrë dhe kanë lënë katër të tjerë të plagosur pasi sulmuan kortezhin e funeralit.

Viktima Bondar Singh ishte pjesë e një grupi vajtuesish që ndiqnin një kortezhin në fshatin Kherwa të shtetit Madhya Pradesh, kur u sulmua për vdekje, i bombarduar nga bletët.

Kolonia e tërbuar e bletëve ndoqi turmën, duke shkaktuar kaos me dhjetëra njerëz që përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Përgjegjësi i stacionit të policisë së rrethit konfirmoi vdekjen e zotit Singh pas incidentit. /A2CNN

Related Articles