Mbrëmjen e kësaj të marte një person ka shtënë me armë zjarri nga një veturë e cila ka qenë në lëvizje, raporton Gazeta “Enigma”.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Mitrovicë Avni Zaiti, ka njoftuar rasti ka ndodrreth orës 20:00 në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj, dhe se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Njësitet kompetente kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Zaiti.
