Një person është plagosur si pasojë e një përleshje me armë zjarri në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili ka bërë të ditur se pacienti është i shtrirë në spital.
“Policia është informuar nga Emergjenca në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësia policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, në bazë të informatave që kanë marrë është një person i plagosur në këmbë, sipas mjekëve nuk është në rrezik për jetën”.
Ai gjithashtu bëri të ditur se njësia kompetente është duke u marrë me rastin për zbulimin e vendndodhjes së të dyshuarit./Gazeta Enigma/