Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka njoftuar se sot në Dejton është takuar me një delegacion dypartiak të kongresmenëve amerikanë, me të cilët tha se foli për situatën në Kosovë.
Gjuriq ka shfrytëzuar këtë takim për t’u ankuar siç ka thënë për “veprimet e njëanshme të regjimit të Albin Kurtit”.
Sipas deklaratës nga MPJ e Serbisë, Gjuriq ka se këto veprime “janë kërcënimi më i madh për stabilitetin rajonal” dhe se SHBA-të mund të japin një kontribut të pazëvendësueshëm për stabilizimin e situatës në terren.
Gjuriq po qëndron në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në SHBA ndodhet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.