Agjencia Shtetërore Bullgare e Rrugëve është në mesin e përgjegjësve për aksidentin tragjik në autostradën “Struma” në vitin 2021, kur 45 persona nga Maqedonia humbën jetën në autobusin e agjencisë “Besa Trans” në autostradën bullgare.
Një vendim i tillë është marrë nga Gjykata e Qarkut në Përnik, sipas së cilës Agjencia mban 10 për qind të fajit për tragjedinë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur më 23 nëntor 2021, pak para orës 03:00 të mëngjesit, kur autobusi i Besa Trans me më shumë se 50 pasagjerë u përplas në argjinaturën në autostradën e Strumës dhe më pas mori flakë.
Nga hetimet e kryera nga autoritetet bullgare u konstatua se faji kryesor ishte i shoferit.