Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje mbi seancën e shqyrtimit fillestar ndaj Xhelal Sveçlës dhe 12 të dyshuarve të tjerë.
Gjykata ka bërë të ditur se seanca ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së shtatë të pandehurve.
Gjykata ka njoftuar se ndaj Sveçlës nuk ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim dhe se i njëjti ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt.
Po ashtu Gazeta Enigma ka raportuar gjatë ditës se nuk ka pasur urdhërarrest për ministrin Sveçla.
“I pandehuri Xhelal Sveçla nuk ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim, i njëjti ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe gjithashtu nuk është lëshuar asnjë urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj tij për seancën e radhës”, thuhet në njoftim.
“Seanca e shqyrtimit fillestar nuk është mbajtur në mungesë të shtatë të pandehurve, prej tyre dy të pandehur kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt, për dy të pandehur nuk ka pasur dëshmi se janë ftuar në mënyrë të rregullt, ndërsa për tre të pandehur ka pasur urdhëresë për sjellje me detyrim nga stacionet policore, mirëpo që nuk janë realizuar dhe Gjykata është informuar nga Policia e Kosovës, se të njëjtit nuk janë gjendur në vendbanimet e tyre, andaj në mungesë të pandehurve seanca është shtyrë në afat të pacaktuar”, thuhet në fund.
Rasti i cili është duke u gjykuar tek gjykatësi gashi ka të bëjë me protestën e qershorit 2013 ku Xhelal Sveçla Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj akuzohen se gjuajtën me gurë shishe qelqi e mjete të forta në drejtim të policisë./GazetaEnigma/