Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina

Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoren International Republican Institute (IRI), Marta Onorato.

Gjatë këtij takimi, Kurti theksoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina.

“Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomikë, të cilët tregojnë për rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, rritjen e të hyrave tatimore për mbi 1/4, krahasuar me vitin paraprak, si dhe rritjen ekonomike, që sipas Bankës Qendrore të Kosovës është 9.9 për qind’, thuhet në komunikatë.

Lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID, kryeministri veçoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina, por vetëm ato të certifikuara nga FDA dhe EMA.

“Ai theksoi administrimin e mbi 1.6 milion vaksinave dhe vaksinimin e rreth 60 për qind të popullsisë të moshës mbi 16 vjeçare me dy doza të vaksinës, ndërsa vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese”, thuhet tutje.

Ndërsa, Onorato e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe vlerësoi qeverinë si kampione në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e  grave në vendimmarrje. Ajo shprehu gatishmëri për bashkëpunim në avancimin e mëtejmë të agjendës së barazisë gjinore, si dhe politikëbërjen me ndjeshmëri gjinore dhe gjithëpërfshirje. /Gazeta Enigma/.

Related Articles