Gjykata merr vendim ndaj Princ Valentino Corleone

Gjykata merr vendim ndaj Princ Valentino Corleone

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Princ Valentino Corleone duke e dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë pasi iu ricilësua vepra penale në posedim paautorizuar të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, Corleone akuzohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv..

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi dhe anëtarët Gent Beka e Adnan Kamberi.

Corleone u dënua me 1 vit burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti në periudhën verifikuese prej 2 viteve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu, edhe me 4 mijë euro gjobë, i cili duhet të paguajë brenda 90 ditësh pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Nëse dënimi me gjobë nuk paguhet, do të zëvendësohet me burg ku një ditë burg llogaritet në 20 euro të gjobës.

Related Articles