Gjykata përjashton Besnik Berishën nga rasti i Shaban Gogajt

Gjykata përjashton Besnik Berishën nga rasti i Shaban Gogajt

Avokati Besnik Berisha është përjashtuar nga gjykimi në rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet për vrasjen e tani të ndjerit, Agonis Tetaj.

Vendimin për përjashtimin e tij e mori gjykatësja Violeta Husaj-Rugova, pasi avokati Berisha i është drejtuar trupit gjykues me fjalët “paragjykues të çështjes penale”.

Këtë deklaratë, ai e ka bërë pasi gjykatësja Husaj-Rugova ia ndaloi atij pyetjen drejtuar dëshmitarit Agron Hasanaj, në gjykimin ndaj Gogajt, i cili është duke u mbajtur në Gjykatën e Pejës.

Fillimisht, për këtë ai është dënuar me 500 euro gjobë, për çka, avokati Berisha nuk ka ngelur i befasuar e duke u shprehur me fjalët “shyqyr që ekzistojnë shkallët e tjera”.

Pas kësaj, gjykatësja Husaj-Rugova mori aktvendim për përjashtimin e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Deri te ky vendim, trupi gjykues ka ardhur pasi që mbrojtësi në vazhdimësi ka prolonguar çështjen, duke konstatuar në procesverbal që si beson trupit gjykues dhe këtë çështje asnjëherë se ka adresuar tek organi përkatës. I është tërhequr vërejtja, mirëpo prapë ka vazhduar dhe pasi është dënuar me gjobë ka konstatuar se nuk i beson këtij trupi gjykues”, tha gjykatësja Husaj-Rugova.

Lidhur me këtë, gjykatësja Husaj-Rugova e njoftoi të akuzuarin Gogaj që të angazhoj mbrojtës tjetër brenda afatit prej një muaji.

Related Articles