Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve L.K, A.K, M.B dhe F.D, raporton Gazeta Enigma.
Gjykata njofton se ish drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në vlerë prej 8.000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj për veprën penale Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës. Konform nenit 44 të KPP-së.
“Të akuzuarit L.K dënimi me burgim mund ti zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 3.000 euro, në dënimin e shqiptuar do të llogaritet dhe koha e kaluar ne paraburgim nga data 01.03.2021 deri me datë 30.03.2021 dhe arrest shtëpiak nga data 29.05.2021 deri me datë 29.07.2021”, thuhet në njoftim.
“I akuzuari L.K për veprat penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 414, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, pasi që nuk është provuar nga gjykata se i akuzuari ka kryer veprat penale për të cilat është akuzuar”, vijon njoftimi i gjykatës.