Gjykata Speciale e fton për intervistim të riun nga Deçani që në kohë të luftës ishte vetëm 6 muajsh

Gjykata Speciale e fton për intervistim të riun nga Deçani që në kohë të luftës ishte vetëm 6 muajsh

I riu nga nga Deçani, Musa Lekaj, ka marrë ftesë për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook ku është shprehur i çuditur nga ky njoftim, duke pasur parasysh që ai në kohë të luftës ka qenë vetëm 6 muajsh.

Lekaj ka thënë se me datën 18 të këtij muaji duhet të paraqitet për intervistë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

“Çuditrisht dje kam mare ftese nga Zyra e Prokurorit te Specializuar ne Hage qe te intervistohem me daten 18.01.2022, ani pse ne kohen kur filloi lufta ne muajin Mars 1998 une kam qene vetem 6 muajsh!!”, ka shkruar ai Lekaj./Gazeta Enigma/

Related Articles